Florjan Binaj është padiskutim një ndër aktorët më të mirë shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Përveç humorit, një gjë që e karakterizon Florin është edhe mënyra e tij e drejtpërdrejtë e të thënit të gjërave dhe së fundmi e ka shqetësuar disi një detaj që na ka shpëtuar të gjithëve.
Teksa po shikonte parashikimin e motit nga Alba Hoxha, prapa balerinës, harta e Kosovës shfaqet në ekranin ku janë të vijëzuara edhe hartat e gjithë shteteve të tjera të Europës është akoma me “kufij të diskutueshëm” dhe jo të pavarur.
Flori thotë që vetëm Serbia dhe shtetet e tjera që ende nuk e kanë njohur, i quajnë ende si të diskutueshëm kufijtë e Kosovës, të cilët në monitorin e parashikimit të motit shfaqen jo shumë të theksuar, në ndryshim nga kufijtë e shteteve të tjera.
“Një këshillë miqësore miqve kolegë tek Tv Klan. Rregulloni hartën e Kosovës si shtet të pavarur, jo si kufij të diskutueshëm.”- shkruan Flori mbi foton e postuar në InstaStory.
“Vetëm Serbia, shtetet që se kanë njohur ende dhe Google me Yahoo i quajnë ende si të diskutueshëm kufijtë e Kosovës”-thotë aktori i cili s’ka dashur që këto foto të tij të merren si keqdashëse.
“Mos e merrni për keq, është thjesht një këshillë shumë miqësore për një pakujdesi padashje” përfundoi ai.