IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Flor Binaj rrëfen takimin e sikletshëm me Kryeministrin Edi Rama [VIDEO]

Flor Binaj rrëfen takimin e sikletshëm me Kryeministrin Edi Rama [VIDEO]

Publikuar më: 21:00 11-12-2016

I ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, aktori i famshëm i Portokallisë ka treguar për takimin e parë me Kryeministrin e sotëm të vendit, Edi Rama.

“Në Portokalli u futa duke imituar Edi Ramën. Në fillim e imitoja përpara shokëve në lice, sepse ngjashëmria e parë që kisha me të ishte zëri. Më pas fillova të vija re edhe gjestet dhe mimikën derisa e bëra personazh timin.”

Por të imitoje në vitet e para kur u hap spektakli i humorit, ishte deri diku “tabo”, ndaj edhe nuk dihej si mund të ishte reagimi i Kryebashkiakut të asaj kohe.

“Për herë të parë e takova në një ekspozitë reklamash. Prisja që të më rrinte me nerva, por ai ishte shumë pozitiv. Më tha se e ndiqte Portokallinë në gati çdo puntatë dhe madje kishte edhe preferencat e veta për personazhet e krijuar”, tregon Flori, i cili ka më shumë se 12 vite që imiton politikanin Edi Rama.

Rrëfimin e tij të plotë e ndiqni në këtë video:

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033698081970215