Flori Mumajesi numëron vite në muzikë dhe besojmë, shumë prej jush i mbajnë mend fillimet e tij.
Producenti mbrëmjen e kaluar është bërë nostalgjik pikërisht për fillimet, grupin “The Dreams” ku ai ka qenë vokalist. Shumë nga këngët e tyre ishin hite të asaj kohe ashtu si dhe vetë grupi. Mjafton të përmendim: “Ëndrra” apo “Gënjeshtare” dhe menjëherë ju vijnë në mendje tekstet e tyre.
35 vjeçari ka postuar një kasetë magnetofoni të viteve 2000, me këngët e grupit duke u bërë kështu nostalgjik vetë, por jo vetëm.
Sot ai është një ndër producentët më të preferuar dhe të suksesshëm, por sërish e merr malli për Florin e viteve 2000.