Martesa e Adelina Tahirit me milionerin maqedonas është e rrethuar nga luksi i skajshëm dhe po ashtu shtëpia e çiftit është e arreduar me aksesorë që kapin e vlera të përkthyer në çmime marramendëse.
Të paktën këtë na e ka treguar vetë Adelina me postimet e saj në Instagram duke shkruar se shtëpia është në rregullim e sipër duke zbuluar një ambient luksoz të saj.
Sot këngëtarja me anë postimeve në Instastory ka vendosur ti habisë të gjithë me sendet që ka blerë për shtëpinë.
Në njërin postim shihet një armë zbukurimi e pajisur me diamante, një statujë shqiponje prej floriri dhe disa sende të paketuara.
Ndërsa në postimin tjetër Adelina tregon abazhurin e madh me kristale duke i mahnitur fansat me këto pamje.
Vlen për të kujtuar që këngëtarja kosovare është në pritje të ëmbël dhe ajo e Serjoza Markov, një nga avokatët më të pasur në Maqedoni, do të bëhen prindër të një djali.