Lidhja e tyre e vënë ende në pikëpyetje është ndër më të përfolurat e momentit.
Po flasim për Flori Mumajesin dhe Liberta Spahiun. Lajme të shumta qarkullojnë lart e poshtë se producenti nga Shqipëria dhe moderatorja kosovare po përjetojnë një romancë, megjithatë të dy kanë zgjedhur të mos flasin.
Por veprimet e Florit kanë nisur të flasin vetë. Këngëtari mbrëmjen e kaluar ka qenë krah një tjetër moderatoreje, sërish kosovare.
Blerona Zeqiri, moderatorja e RTV21 ka festuar ditëlindjen dhe pjesë e të pranishmëve në festë ka qenë edhe Flori Mumajesi.
A do të bëhet xheloze Liberta pas këtij veprimi të Florit?