Flor Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno dhe Dj Vicki janë djemtë që veç muzikës, humorin e kanë një nga pikat e tyre më të forta.
Pikërisht humori dhe batutat nuk kanë munguar edhe në koncertin që grupi ka patur këtë herë në Perugia. Të shpenguar, mes batutash që superojnë njëra-tjetrën, shihet qartë se përpara se të jenë kolegë, ata janë miq mjaft të mirë. Pavarësisht ambientit, serioz apo jo, e sigurt është që mes tyre të qeshurat nuk mungojnë asnjëherë. Video e fundit e postuar nga Flori në Instagram ku djemtë flasin gjysmë italisht, gjysmë shqip mjafton për të kuptuar si është të jesh në shoqërinë e tyre. Për më tepër nëse ndodh që një ditë të dështojnë me muzikën, çdo program humori do t'i mirëpriste krahëhapur./intv.al/