Flori Mumajesi dhe Eni Çobani janë dy personazhe shumë të njohur në vendin tonë, njëri njihet për muzikën e shkëlqyer që ka sjellë në tregun muzikorë shqiptar prej shumë vitesh, ndërsa zonja Eni njihet për ndërmjetësimet që bën në programin “E djela shqiptare” në rubrikën “Shihemi në gjyq”.
Nuk janë të pakta rastet kur personazhet e famshëm japin gjithçka nga vetja për të ndihmuar ata persona që janë në vështirësi ekonomike apo fizike. Zakonisht personazhe të të njëjtës fushë bëhen bashkë për kauza të ndryshme.
Por këtë radhë, juristja e njohur, Eni Çobani dhe këngëtari Flori Mumajesi janë bashkuar për të ndihmuar një familje të varfër. Në fotografitë e postuara në ‘Instagram’, Çobani dhe Mumajesi duken të lumtur që kanë dhënë diçka nga vetja për këtë familje.
“Dashuria nuk do vetëm fjalë po vepra dhe sa herë do më jepet mundësia do ndihmojë këdo që ka nevojë jo vetëm për drejtësi, por mbi të gjitha për mbështetje dhe zemër të hapur. Kështu bashkë mund të bëjmë shumë. Një vend kaq i vogël dhe me kaq njerëz që qajnë përreth nesh, nuk shkon. Prandaj të ndihmojmë të gjithë nga pak këta njerëz që fati nuk ju dha në jetë shumë, por që Zoti që është mbi ne të tërë na mëson që ta kthejmë gjithmonë kokën mbrapa dhe nga ata qe vuajnë.”, – ka shkruar juristja, duke dhënë kështu një mesazh shumë të fortë.