Me rastin e ndërrimit të viteve, një koncert madhështor të do të organizohet në sheshin “Skënderbej” nga Bashkia e Tiranës, më datën 31 dhjetor. Të ftuar do të jenë artistë të njohur si Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Eranda Libohova, Evi Reçi dhe shumë të tjerë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkjaku i Tiranës përmes një statusi në ‘Facebook’, ku dhe paralajmëron një spektakël fishekzjarrësh.
‘Festat në Tiranë, darka me familjen, nuk ka si tryeza me të afërmit e miqtë e dashur! Por festa, muzika dhe fishekzjarret në Sheshi Skendërbej, fitues i Hapësirës Publike Europiane 2018, i cili do të shkëlqejë si kurrë më parë për 2019-ën!’, shkruan Erion Veliaj.