Pas një shkëputjeje nga festivalet dhe eventet e ndryshme muzikore të gjithë prisnim që Flori Mumajesi të kthehej furishëm në muzikë. Por ai u largua nga skena pa lënë gjurmë. Dhe jo vetëm, u bënë disa muaj që Flori nuk shfaqet më as në rrjete sociale.
Dita e sotme është shumë e veçantë për kantautorin sepse festoon 37-vjetorin e lindjes dhe fansat kanë nisur ta urojnë në postimet që ka publikuar para disa muajsh në Instagram.
Ndërkohë që të vetmit artistë që e uruan në rrjetet sociale janë pikërisht Shkurte Gashi, Stresi dhe tani vonë Klajdi Haruni të cilët kanë publikuar nga një foto me Florin dhe i kanë shprehur urimet para shumë fansave.