Evi Reçi prej disa kohësh jeton në Firence të Italisë, aty ku vijon karrierën e saj si gazetare dhe pas një shkëputjeje prej 8 vitesh nga skena e “Këngës Magjike”, ajo është rikthyer sërish. Kësaj radhe akoma edhe më e pjekur artistikisht, duke ardhur me një baladë me tinguj indianë e titulluar “Dorëzohu”.
Pavarësisht mungesës, Evi numëron disa hite në repertorin e saj, të krijuara nga kantautori Flori Mumajesi si “I ngjan asaj”, “Jemi të dy”, “Limonadë”.
Mirëpo, vitet e fundit biondja simpatike ka eksperimentuar në muzikë, duke bashkëpunuar me të tjerë kompozitorë. E ftuar në programin “Lart e Poshtë”, të gazetarit Eraldo Rexho, Evi është pyetur sepse nuk bashkëpunon më me kompozitorin e njohur.
” Nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe Florit, por ne këngëtarët lëvizim shumë dhe në të ardhmen mund të bëj prapë një këngë me të”, tha Evi.