Janë disa momente që Florit nuk i shpëtojnë.
Producenti vetëm pak ditë më parë filmoi miqtë e tij teksa po grindeshin në aeroport dhe e postoi këtë në Instagramin e tij. Por loja nuk mbaron me kaq. Mumajesi ka qenë dëshmitar edhe i një momenti të sikletshëm të dy miqve të cilët e shoqëronin në udhëtimin jashtë Shqipërisë. Si duket rruga i ka lodhur së tepërmi DJ Vicky-n, Brunon dhe Klajdi harunin të cilët jo vetëm që kanë hequr këpucët në aeroport, por edhe i ka zënë gjumi gjatë udhëtimit. Ata nuk kanë rezistuar dot dhe janë shtrirë për të fjetur. Por ama as Flori nuk rezistoi dot pa e filmuar sërish këtë moment duke e publikuar më pas në Instastorien e tij. Djema,herë tjetër kini kujdes nga Flori!