Ai është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të mirë shqiptarë por siç duket një pamje e autostradës Tiranë-Durrës nuk i ka pëlqyer aspak Florit dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e tij në “Instastory”. Prej disa kohësh është diskutuar për palmat e vendosura në anë të rrugës, pasi palmat tashmë janë tharë dhe pritet të zëvendësohen, e kjo gjë e ka revoltuar Florin. Ai postoi një foto në Instastory ku shpreh indinjimin e tij duke thënë: “Do preferoja të isha më mirë i verbër se sa të shikoja këto “palma”.