Fillimet e Florit të gjithë i mbajnë mend në grupin “The Dreams”.
Ndërsa më pas do të bëhej ai djali romatik i baladave të bukura që do të preknin këdo. Por nëse periudha e fundit ka qenë jo dhe aq e qetë për producentin, në postimin e fundit duket më pozitiv se kurrë. Ai është rikthyer pas në kohëteksa ka postuar këtë foto të bërë para 15 vitesh. Një foto ku ka dalë më një bebe që e mban në duar. Ai është nipi i tij Sebastian i cili ditën e djeshme mbushi plot 15 vjeç dhe mori urimin e veçantë nga Flori.