Kjo si duket do të jetë vera e Florit.
Ndryshe nga vera e vitit të kaluar kur vendosi të anullojë të gjitha koncertet, këtë verë producenti ka vendosur të bëjë zhurmë. Këngë të reja, bashkëpunime, koncerte… Bashkë me djemtë e Thredoots, 35 vjeçari po kthehet në këngëtarin më të dëgjuar. Megjithatë Florit iu desh të përballej me një vështirësi për shkak të dhimbjes që pati në krahë. Ai anulloi koncertet me rekomandimin e mjekut dhe gjëndjen e tij e bëri publike. Fansat u mërzitën, por sot për ta vjen një lajm i mirë nga Flori. Producenti është rikuperuar dhe do tiu rikthehet koncerteve. Megjithatë ai ka për të thënë diçka edhe pë rata që u gëzuan për problemin e tij.
“Faleminderit te gjithe atyre qe me kane shrkuar per shendetin keto dite, po edhe atyre qe nuk munden... Ndersa atyre qe ju be qejfi apo benin komente te tipit (MIRE TI BEHET) ju them se dje me ndodhi mua, neser mund t'ju ndodhi juve! Nuk mund te gezoheni me fatkeqsine e dikujt. Lutem per ju, Zoti ju pastrofte shpirtin dhe te kuptoni se eshte me bukur te duash se sa te urresh...Nga neser bashke me djemte do ti rikthehemi koncerteve.”