Një ditë më parë, Flori Mumajesi, ka postuar në profilin e tij në “Instagram” disa foto të rralla. Kantautori i njohur shfaqet së bashku me të motrën dhe i bën një dedikim të veçantë me rastin e ditëlindjes.
Duke qenë se Mumajesi është mjaft i rezervuar për jetën e tij private, të gjithë janë habitur me këto foto. Por mesa duket me rastin e 21-vjetorit të motrës, ai nuk ka rezistuar dot pa i bërë një urim në mënyrë publike.
“21 vite që nuk janë pak..ke qenë aty për mua si motër me vëmendjen dhe kujdesin tënd. Lutem të kemi njërit-jetrin për të gjithë jetën siç kemi bërë këto 21 vite. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, shkruan Flori në publikimin e tij ku shfaqen disa foto me motrën e vogël që i ka qëndruar gjithnjë pranë.