Flori Mumajesi njeh vite të tëra karriere në muzikë dhe sot është një ndër producentët më të preferuar.
Shumë këngë të kthyera në hite mbajnë firmën e tij dhe si duket krijimet e tij vazhdojnë të kenë të njëjtin sukses. Madje 35 vjeçari i ka kaluar kufijtë shqiptarë me këngën “Karma” që po rezulton të marrë një tjetër dimension duke qenë se nuk i dedikohej vetëm publikut shqiptar. Sot Florin e kanë lajmëruar se “Karma’” reklamohet në sheshin e famshëm “Times Square” në New York. Por ai ende nuk e beson këtë ndaj iu kërkon ndjekësve që t’ia konfirmojnë.