Dita e dielë paska qenë ajo e nostalgjisë për Flor Mumajesin.
Zakonisht jemi mësuar që “throwback-et” ti bëjmë ditëve të enjte, por kjo nuk vlen edhe për kantautorin.
Në “Instagram-in” e tij ai ka publikuar një video ku shfaqet 15 vite më parë në “Top Fest 1” me këngën e titulluar “Ka natë ka dhe ditë!”.
Por si dukej Flori Mumajesi para 15 viteve?
Mund të themi se kantautori mezi njihet. Ai shfaqet shumë më i dobët, pa mjekër dhe madje edhe mënyra si performon dallon shumë nga aktualja.
Por në fakt, po të marrim parasysh vitet, ndryshimi është më se i justifikueshëm dhe një artist me kalimin e kohës duhet patjetër të kalojë fazën e tij të evoluimit, ashtu si shumë prej nesh.