Flori Mumajesi është padiskutim një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Ai prej disa javësh ka qenë në qendër të mediave rozë, jo vetëm për sukseset me hitet e tij, por edhe për aludimet në lidhje me jetën private pasi e kanë bërë disa herë të lidhur me këngëtare të ndryshme shqiptare.
Mirëpo çdo gjë ka mbetur në kuadrin e thashethemeve pasi protagonistët i kanë mohuar lajmet. Por edhe pse i ka mohuar lajmet, ai shpesh herë “luan” me fansat duke i bërë shpesh konfuzë me postimet e tij në rrjetet sociale.
Siç duket Flori është bërë pak nostalgjik kohët e fundit dhe ka postuar disa prej këngëve të tij kushtuar dashurisë ndër vite. Mirëpo fansat nuk kanë nguruar të shkruajnë supozimet e tyre lidhur me këto ‘rikthime’ të këngëtarit.
“Mos vallë të gjithë këto ‘throwback’ janë për Elvanën?”-shkruan bashkëngjitur postimit të këngëtarit, një ndjekse e tij.
Më pas kanë vërshuar një ‘lumë’ komentesh duke mbështetur këtë mendim. Flori Mumajesi asnjëherë nuk ka replikuar në lidhje me këto komente, por të dy këngëtarët kanë gjithë simpatinë e publikut dhe për fansat Flori dhe Elvana do të ishin çifti ideal.