Lajmi për largimin e Florit nga “Portokalli” bëri shumë bujë në media.
Aktori me rolet e tij kishte rrëmbyer pëlqimin absolut të publikut duke u kthyer në të preferuarin e tyre. Por ai vendos të largohej nga spektakli pasi nuk iu plotësuan disa kushte që kishte vënë. Flori pati mosmarrëveshje në lidhje me autorësinë e roleve të tij. Binaj donte që rolet të mbanin autorësinë e tij si dhe fitimet e klikimeve në youtube t’i merrte ai vetë dhe jo Top Channel.
Si duket, largimi i tij nga “Portokalli” i kushtonte më shumë televizionit sepse fitimet e klikimeve nga videot e hedhura në Youtube ndaj ka vendosur t’ia njohë autorësinë e videove.
Besojmë se ky ishte vendimi i duhur pasi largimi i Florian Binajt nga Portokalli do të ishte një humbje për këtë të fundit.