Artistët janë më të aftët për të shprehur ndjenjat dhe Flori Mumajesi është njëri prej tyre.
Producenti së fundmi ka qenë në qendër të vëmëndjes për ndarjen nga Elvana dhe një lidhje të mundshme me moderatoren kosovare Liberta Spahiu.
Megjithëse këngëtari vetë nuk ka preferuar të flasë për asnjërën prej tyre, janë detajet ato që i "tradhëtojnë" secilin prej tyre. Edhe postimin e fundit Flori e përdori për të shprehur ndjenjat e tij. 35 vjeçari ka postuar një video me kujtime nga momente të ndryshme të tij krah së cilës ka shkruar: Më mungon. Nuk besojmë se personi që i mungon është ndonjë nga miqtë e tij prandaj nuk po vendosim dot mes Elvanës dhe Libertës. Këtë vetëm Flori e di. /intv.al/