INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori tashmë është e shkuar e harruar! Elvana flet për unazën e fejesës dhe të dashurin e ri, sa e lumtur duket! [FOTO]

Flori tashmë është e shkuar e harruar! Elvana flet për unazën e fejesës dhe të dashurin e ri, sa e lumtur duket! [FOTO]

Publikuar më: 16:38 22-07-2018

Elvana Gjata është epiqendra e lajmeve rozë javët e fundit jo vetëm prej këngës së suksesshme “Mike”, koncertit në Prishtinë, por edhe prej pushimeve luksoze në Francë ku u aludua se shoqërohej nga partneri i saj. Para koncertit të saj në Prishtinë në mediat online qarkulloi lajmi se ajo ka marrë një propozim nga i dashuri i saj me të cilin prej 2 vitesh është në një lidhje.

Për këtë çështje, këngëtarja më në fund është pyetur në një intervistë për emisionin “Prive” dhe sikleti i saj për këtë pyetje, duket se ka konfirmuar gjithçka.

“Po pse nuk shikon orën, vathet apo kapelen ti, por shikon unazën?!”-i thotë ajo e sikletosur gazetarit duke këmbëngulur se unaza është thjesht një bizhu si gjithë të tjerat.

Por pasi ai i thotë se unaza është diamant, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për një unazë fejese, ajo shprehet: “Kohët e fundit, lexova një artikull që thoshte se diamantët janë thjesht një gënjeshtër e madhe!”.

gjat.png

 

Megjithatë, në fund ajo shprehet se unaza është një dhuratë.

amnz.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725