Flori u shpall fitues i “Këngës Magjike” 2018-të. “Plas” arriti të mbledhë mbi 1000 pikë nga votat e kolegëve. Kënga Plas” është kompozuar dhe shkruar nga vetë këngëtari, i cili fitoi gjithashtu çmimin “Balada më e mirë”. Flori u rikthye tek “Kënga Magjike” pas 3 vitesh mungesë, ku për herë të fundit konkurroi me këngën “Me fjalë të vogla”.
Ndërkohë çmimin e publikut arritën ta merrnin Fifi dhe Mc Kresha me “Psikopatja jote” dhe duket se fitorja e Florit nuk u ka pëlqyer disa prej fansave të këngës së dyshes së njohur. Por Fifi është treguar një profesioniste e vërtetë me një postim në Instastory ku shkruan se Flori e mertionte plotësisht fitoren dhe ajo ndihej krenare për aq sa ishte vlerësuar kënga e saj dhe tekstet e shkruara nga ajo për Era Rusin, Wendi Mancakun etj.
Këngëtarja e talentuar gjithashtu përcolli një mesazh të rëndësishëm pasi tha s’duhet të shpërndajmë energji negative.