Florian Marku ia doli sërish. Nga Tirana në Ferizaj, fituesi mbetet i njëjtë, me luftëtarin kuqezi që arriti të mposhtë dhe rumunin Ioan Vranceanu, që u dorëzua në raundin e dytë, duke mos përballuar dot furinë e goditjeve të Markut, që konfirmoi ambiciet e tij për të arritur shumë në MMA.
Në këtë mbrëmje nuk mund të mungonte dhe miku i tij ngushtë Noizy, i cili e shoqëron atë kudo me këngët e tij, për ta ngritur publikun “peshë” dhe për t’i dhënë zemër luftëtarit. Ai ka shpërndarë disa foto dhe video në stroy-n e tij, ku njëra prej tyre ishte dhe kjo.