Boksieri profesionist Florian Marku tashmë edhe kick-boksier, dy ditë më parë ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfic. Marku ka triumfuar mbi kundërshtarin që në raundin e parë, madje duke shkaktuar fraktura në hundë, ku gjyqtarit i është dashur të ndërpresëi ndeshjen në favor të Markut.
Kampioni nga Shqipëria sot në një prononcim ekskluziv për Gazeta Blic, ka treguar që në muajin Mars ose Prill do të organizojë një duel edhe në kryeqytetin shqiptar Tiranë.
“Në Mars ose në Prill do të bëhet diçka madhështore në Tiranë”, tha Marku.
Ndërsa për sa i përket Kosovës ai është përgjigjur në këtë mënyrë: “Do të më pëlqente shumë që të vija në Prishtinë për një ndeshje, por nuk kam pasur akoma ndonjë ofertë konkrete, ta shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.