Florian Marku do të futet sërish në kafaz për një tjetër sfidë në MMA. Lajmin e kë dhënë vetë kockboxer-i shqiptar, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se më 14 shtator do të ndeshet në Ferizaj kundër rusit Sergey Klyuev, në sallën e sportit “Bill Clinton”.
Kundërshtari i radhës për Markun është vetëm 19 vjeç, pork a zhvilluar deri tani 7 ndeshje në MMA, 6 prej të cilave i ka fituar, ndërsa ka edhe një humbje. Ndërsa Marku ka zhvilluar 6 ndeshje në MMA të cilat i ka fituar të gjitha.
E fundit ishte ajo e qershorit, kundër serbit Sladjan Dragisic, në “Asllan Rusi”, ndeshje të cilën Marku e fitoi pas vetëm 101 sekondash, siç edhe kishte deklaruar që para ndeshjes.