Urime Florian! Në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ u zhvillua ndeshja e madhe e MMA ku fitues doli shqiptari Florian Marku Florian Marku hyri me plis në kokë dhe nën ritmet e këngës ‘Gjuha e Kampionit’ të kënduar nga Noizy.
Ka zgjatur vetëm 101 sekonda ndeshja mes Markut dhe sportistit serb Dragisiç. Luftëtari shqiptar arriti të dominojë sfidën, teksa e hodhi poshtë kundërshtarin, falë një gjuajtjeje poshtë brinjës, me këmbën e tij të majtë. Kjo bëri që serbi Dragisiç të dorëzohej dhe Florian Marku merr kështu edhe fitoren e 6 në plot 6 ndeshje dhe të gjitha këto me knockout.
“Me sportistë si ky, ndeshem me 3 njëherësh. Edhe 2-3 ndeshje në MMA dhe pastaj do të më shikoni në UFC, ku do të tentoj të çoj sa më lart këtë flamur të bukur. Ju faleminderit”, deklaroi Florian Marku pas sfidës.