Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Floriana Garo u bë mama për herë të parë dhe sot ndau lajmin e gëzuar me ndjekësit në Instagram.
Moderatoeja simpatike ka sjellë në jetë vajzën e saj në një nga maternitetet e Gjenevës, në Zvicër.
‘Adia jonë e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti pergjithmone dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta!', shkruan ajo duke zbuluar edhe emrin e zgjedhur për vajzën.
Adia është një emër me origjinë afrikane dhe do të thotë "dhuratë e vlefshme".