INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Floriana Garo dhe Ilda Gega, mike dhe rivale. Puthja që shkatërroi miqësinë e tyre [FOTO]

Floriana Garo dhe Ilda Gega, mike dhe rivale. Puthja që shkatërroi miqësinë e tyre [FOTO]

Publikuar më: 12:32 28-01-2017

Ndoshta jo të gjithë janë në dijeni të një miqësie të vjetër mes ish banores së Big Brother, Ilda Gega dhe moderatores së “Jo vetëm mode”, Floriana Garo.

Duhet të publikohej kjo foto e rinisë se hershme të dy vajzave, duke shkëmbyer  puthje lezbike me njëra- tjetrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zbuluar lidhjen e tyre speciale për disa vite, miqësi sekrete, që tashmë ka përfunduar keq. Kjo foto është kthyer në kryefjalën e lajmeve rozë ditët e fundit dhe ndërkohë që Floriana e ka cilësuar atë puthje thjeshtë një pozë artistike, Ilda nuk ndan të njëjtin mendim. Madje kjo e fundit është acaruar aq shumë saqë ka shpërthyer në fyerje ndaj ish mikeshës për të cilën mendon edhe se është autorja e publikimit të fotos.  

“Vajza që kanë nxjerrë në lajme këto ditë në foto me mua, ka dekada që mundohet të bëhet personazh publik. Vajza ka qenë një shoqe e imja dhe ndërkohë që isha në emisionin BB’, vendosi të publikonte foton tonë, me qëllimin për të marrë vëmendje dhe për t’u bërë e famshme”. Në vazhdim të statusit, Ilda i ka ashpërsuar tonet ndaj Florianës teksa shprehet se: “Fatkeqësisht, e vetmja që mori famë atëherë isha unë, unë që sinqerisht nuk e desha, pasi e pashë ç’monstër ishte. Pas 9 vitesh më në fund i erdhi dita edhe asaj të bëjë lajm, por sërish me foton time.” Në fund, Gega ka kërkuar që të mos bien pre e “personave që duan të bëhen të famshëm”, shkruan Ilda e revoltuar.

floriana-1-550x333.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107