INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Floriana Garo e ka harruar Tedin, tani është në krahët e këtij mashkulli [FOTO]

Floriana Garo e ka harruar Tedin, tani është në krahët e këtij mashkulli [FOTO]

Publikuar më: 12:23 01-10-2016

Bukuroshja e e “Jo vetëm modë” , pas ndarjes nga Tedi duket se ka rigjetur sërish dashurinë.

Ka qenë një intervistë e dhënë nga vetë Floriana Garo e cila ndër të tjera  ka thënë se jetën private dëshiron ta mbajë të tillë, ajo që ka ndezur radarët e kërkimit.  Janë miqtë e prezantueses ata të cilët rrëfejnë se Garo është tashmë me një partner të ri. . “Po, më ka treguar që është njohur me dikë, por që nga ndarja me Tedin nuk tregon shumë”, thotë një burim . Por, sipas informacioneve, duket se prezantuesja simpatike ka dobësi të veçantë për nëpunësit e drejtësisë.

Kjo sepse i njëjti burim tregon se partneri i ri i Florianës është avokat, madje një avokat shumë i rëndësishëm në Zvicër. Ai ka një studio avokatie në Gjenevë, ku ushtron prej disa vitesh profesionin e tij.

Kujtojmë që edhe Tedi ishte një jurist.

Përveç këtij fakti , zbulohen edhe disa detaje të tjera sipas të cilave prezantuesja nuk ka qenë e vetme në pushimet në Bali. Ajo ka qenë në shoqërinë ë avokatit me origjinë shqiptare.

Për Florianën dhe avokatin nuk ekziston ajo shprehja “Larg syve, larg zemrës”” sepse distanca nuk përbën ndonjë problem për lidhjen e tyre.

Madje Floriana është nisur dje drejt Gjenevës për të kaluar disa ditë me të dashurin e saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0034627914428711