INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Floriana Garo flet për zëvendësimin e saj në ''Jo vetëm Modë'' si dhe për dasmën e saj. Ja kur do të bëhet ...

Floriana Garo flet për zëvendësimin e saj në ''Jo vetëm Modë'' si dhe për dasmën e saj. Ja kur do të bëhet ...

Publikuar më: 13:41 16-12-2017

Floriana Garo së fundmi ka qenë një ndër femrat më të komentuara në showbizin shqiptar. Fejesa e saj me avokatin dhe më pas pritja e ëmbël e një vogëlusheje kanë qenë pikat kyçe të cilat e kanë mbajtur Garon në qendër të thashethemeve të medieve rozë.

Floriana Garo, ish-misi shqiptar dhe ish-moderatorja e autorja e “Jo vetëm modë”, në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ka folur për herë të parë pasi është kthyer nga pushimet e fundit vetëm me partnerin.

Floriana ka folur për herë të parë për reagimin që pati për zëvendësimin e saj në “Jo vetëm Modë” dhe si e priti ajo vendimin e produksionit. “Më surprizoi si lajm, pasi unë isha autorja e emisionit, jo vetëm moderatorja. Nuk e mendoja që ai format mund të bëhej më njësoj, ndaj edhe emri duhej të ishte ndryshe, por këtë gjë e vendosi ‘Klani’, që mbart patentën e programit”, ka thënë Floriana.

Floriana Garo është ndër të paktat femra në shoëbizin shqiptar, e cila nuk preferon të flasë shumë për jetën e saj private por mesa duket kësaj radhe është treguar zemërgjërë. E pyetur nëse ka në plan ndonjë dasmë “surprizë” moderatorja është përgjigjur me po.

“Unë dhe Enisi jemi martuar tashmë, por dasma do të jetë pas lindjes së vajzës. Do më duhet pak kohë për ta marrë veten dhe për ta planifikuar. Gjithçka në momentin e duhur” është shprehur Garo.

floriana_brenda_lajmir.jpgfloriana_garo.png

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164