Ajo la karrierën e saj dhe çdo gjë në Shqipëri për të nisur një kapitull të ri në Zvicër. Moderatorja e njohur Floriana Garo është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe shumë shpejtë ajo e partneri i saj Enesi do të bëhen prindër të një vajze. Numërimi prapa ka nisur dhe në fakt pak javë e ndajnë Florianën nga fitimi i epitetit nënë dhe mesa duket ajo ka filluar përgatitjet për ardhjen në jetë të bebit.
Përmes një fotoje në Instagram Floriana ka treguar dhuratë e parë për vajzën e saj. Një palë këpucë lelja dhe një kordele me të njëjtën ngjyrë janë dhurata për princeshën e vogël.
Sa dhuratë e bukur!