Moderatorja simpatike Floriana Garo është në pritje të fëmijës së saj të parë.
E ftuar sot në emisonin “Wake Up” në Top Channel, Floriana ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës duke u shprehur se shumë shpejt do të bëhet mama e një vajze. Madje ish moderatorja e “Jo vetëm modë’ ka zbuluar edhe disa detaje të tjera mjaft interesante për jetën e saj personale. “Së shpejti do të kryejë ceremoninë e fejesës, për të kaluar më pas në celebrimin bnë martesë”, ka thënë ajo. Por edhe “Wake Up” i kishte rezervuar Floruianës një surprizë, një përshëndetje në linjë telefonike nga vjehrra, Lumturie Ratkoceri.
“E dashur po bëhen 2 vjet që jemi takuar, të falenderoj për gëzimin e lumturinë që solle në familjen tonë. Për ngrohtësinë dhe dashurinë që i jep tim biri”, u shpreh Lumturie.