Harrojeni për pak kohë, Florjan Binaj në rolin e aktorit, pasi ai ka vendosur të sfidojë veten në një tjetër drejtim.
Janë të panumërta rolet e tij, por asnërin prej tyre se veçojmë dot si më të mirin. Polici? Atentatet? Edi Rama? Babë e bir? I mjeri rom? E kemi shumë të vështirë të zgjedhim një rol të preferuar. Por siç duket nuk do ta shohim më në ekranin e Portokallisë për pak kohë.
Ai do të moderojë emisionin që i kushtohet ndeshjeve të Kampionatit, së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin, ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili.
Sipas “Blitz.al”, ky emision nuk do ta largojë Florin nga “Portokalli”, pasi është një projekt i momentit me një kontratë me afat të përcaktuar në Radio Televizionin Shqiptar.