Florjan Binaj është një nga aktorët më të njohur të humorit shqiptar, i cili së fundmi ka qenë në një intervistë me emisionin “Ftesë në 5”. Bieta Sulo e ka pyetur Florjanin nëse do t’i vendoste emrin e ish-it fëmijës së tij. “Nga gjithë ato emra që ka në botë? I bie që nuk je shkëputur dot nga e shkuara. Jo, jo! Këtu jo”, ka thënë Flori. Më tej, aktori ka thënë se i pëlqejnë emrat shqiptar, ndaj edhe fëmijëve të tij i ka vendosur emra shqiptar, Krena dhe Glauk. “Unë e kam Flori dhe grekët më thërrasin Jani, nëse e ke emrin Petrit, të thërrasin Jorgo, unë mendoj që ato i bien për shkurt dhe ia fusin emër grek”, thotë Flori.