Mbi 11 mijë persona kanë hyrë gjatë 12 orëve të fundit në Shqipëri nga Aeroporti i Rinasit.
Sipas Policisë së Shtetit, fluksi i madh i fluturimeve të cilat veç turistëve, sjellin ne Shqipëri dhe mijëra emigrantë nga shtete të ndryshme të Evropës, ka bërë që Policia Kufitare të punojë me 9 sportele në hyrje, duke eliminuar sado pak radhët e gjata.
Këto ditët e fundit fluks të madh hyrjesh është vërejtur edhe në pikat e kalimit kufitar tokësor me Kosovën, Greqinë, Malin e Zi si edhe në porte.