Aksi rrugor “Tiranë-Gjiri i Lalsit” është bllokuar ditën e sotme nga fluksi i madh i automjeteve. Shumë qytetarë nga kryeqyteti kanë zgjedhur ta kalojnë të dielën në plazh, por kanë mbetur të bllokuar në trafik. Për shkak të fluksit të madh të mjeteve nga Gjiri I Lalzit-Maminaz-Tiranë herë pas here Policia Rrugore mund të bëjë devijimin e trafikut nga Hamallaj-Perlat-Sukth.
Kërkojmë mirkuptimin e drejtuesver të mjeteve me qëllim shangien e bllokimit të trafikut.
NJOFTIMI
Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas është i mbingarkuar.
Ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.
Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës.
Ndërsa në akset rrugore Lezhë- Shengjin, Shkodër – Velipojë;
Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës por nuk ka probleme.