INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fluks kërkesash pranë Gjendjes Civile, paralajmërohet amnisti e re[VIDEO]

Fluks kërkesash pranë Gjendjes Civile, paralajmërohet amnisti e re[VIDEO]

Publikuar më: 15:05 23-08-2017

Numri i qytetarëve që kërkojnë të transferojnë gjendjen civile në zonën ku ata jetojnë realisht edhe pas përfundimit të amnistisë, është shumë i lartë. Ky fluks ka vënë në lëvizje Drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile, e cila në muaj shtator pritet të dorëzojë në kuvend një tjetër kërkesë për amnisti për ti dhënë një shans të dytë të gjithë qytetarëve. Lajmi bëhet i ditur për IN Tv nga Drejtori i gjendjes civile, Bledar Doracaj.
Me konstituimin e parlamentit pritet të dorëzohet kërkesa, ndërsa procesi i shqyrtimit të nismës ligjore për amnisti do të zgjatë për disa kohë. Në këtë mënyrë drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile parashikon që zbatimi i kësaj amnistie të shtrihet në harkun kohor të 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877