Për shkak të fluksit të aplikimeve për karta identiteti të gjitha zyrat e aplikimit në Tiranë do të jenë hapur edhe gjatë kësaj të shtune.
Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.
Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!
Pak ditë më parë ministri i Brendshëm Lleshaj bëri thirrje që të gjithë qytetarët të rinovonin kartat e identitit ndryshe nuk do të merrnin shërbimet për të cilat do të aplikonin.