INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fluks në Kapshticë, policia shqiptare punon me 5 sportele

Fluks në Kapshticë, policia shqiptare punon me 5 sportele

Publikuar më: 12:51 11-08-2018

Një fluks i shtuar i lëvizjes në hyrje të pikëkalimit kufitar të Kapshticës është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune.

Policia Kufitare njofton se ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën dhe për të shmangur vonesat në procedimin e emigrantëve.

Aktualisht, policia shqiptare po punon me kapacitet maksimal, me 5 sportele në hyrje dhe 3 sportele në dalje.

Policia njofton gjithashtu se po bën gjithçka të mundshme për të normalizuar situatën, duke vijuar me procedura të përshpejtuara kontrollet në kufi.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031578540802002