Policia e Shtetit në një informacion mbi lëvizjen e fluksit të mjeteve në akset rrugore si dhe në pikat e kalimit kufitar, thotë se sot, vetëm gjatë paradites nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar, kanë hyrë e dalë mbi 100 mijë shtetas si dhe 30 mijë automjete.
– Në P.K.K. Muriqan ka fluks mjetesh në hyrje – dalje,
në P.K.K. Morinë ka fluks mjetesh në hyrje
dhe në P.K.K. Kakavijë ka fluks mjetesh në hyrje e dalje.
Për të përballuar fluksin e lartë, janë shtuar sportele në maksimum në hyrje dhe dalje të cilat punojnë me “Proçedurë të përshpejtuar ” si dhe gjithashtu është bashkëpunuar me policitë homologe respektive të cilat kanë marrë masa duke shtuar edhe ato sportele.
Në P.K.K. të tjera, vazhdon puna me “Proçedurë normale”.
– Në aspektin e rendit dhe sigurisë në plazhe dhe në zonat turistike, situata është normale, ku nuk janë evidentuar prishje/cënime të rendit publik.
– Fluksi i mjeteve në akset rrugore të qarqeve Vlorë, Durrës, Fier, Shkodër, Tiranë, është mbi normalen por i rrjedhshëm, pa bllokime. Fluks të lartë ka edhe në akset rrugore të qarkut Lezhë, por pa bllokime.