INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flukset emigratore në jug. 50 persona u ndaluan nga operacioni “Drino 2018” [FOTO]

Flukset emigratore në jug. 50 persona u ndaluan nga operacioni “Drino 2018” [FOTO]

Publikuar më: 11:50 25-07-2018

Përmbyllet operacion rajonal “Drino 2018” kundër emigrantëve në jug të Shqipërisë.Për 10 ditë me rradhë në kufirin e gjelbër, në stacionin e policisë kufitare Kavavijë u stacionuan 9 patrulla të përbashkëta.
Zv/ Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në një konference për shtyp tha se:
"Sot jemi këtu në përmbyllje të operacionit "Drino 2018", i cili u bë i mundur si rezultat i organizimit nga DCAF Lubjana, në bashkëpunim dhe koordinim me Departamentin e Kufirit dhe Migracionit të Policisë Shqiptare, Policive Kufitare të Rajonit, disa vendeve të Bashkimit Europian dhe EUROPOL-it, të cilët prej 10 ditësh ndodhen në vendin tonë dhe morën pjesë në zhvillimin e këtij operacioni. Ky operacion u zhvillua në kufirin e gjelbër në stacionin e Policisë Kufitare Kakavije. Elementi më i rëndësishëm i këtij operacioni është që të punosh përditë me eksperienca të tilla, të përballesh me sfida të tilla, me situata të tilla dhe më në fund të arrish t'i zgjidhësh bashkërisht të gjitha. Fryma e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe mirëkuptimi gjatë operacionit provoi dhe njëherë se tashmë kemi hequr të gjitha barrierat e bashkëpunimit e ndërveprimit njerëzor dhe profesional. Urat e bashkëpunimit të vendosura ndërmjet pjesëmarrësve në këtë ushtrim dhe në këtë operacion janë një tjetër vlerë e shtuar në sferën e gjerë të bashkëpunimit tonë për një mjedis sa më të sigurt në rajon e më gjerë. Por më thelbësorja e këtij operacioni është mesazhi që ky operacion dha për të gjithë ata që merren me paligjshmëri, me aktivitet kriminal, se mes Policive nuk ka ndasi: Të gjithë bashkë punojnë për të njëjtin qëllim. Në përfundim, dëshiroj të falënderoj DCAF Lubjanën për mundësimin e këtij aktiviteti, për organizimin e tij. Të falënderoj GIZ për financimin e këtij operacioni dhe EUROPOL-in për pjesëmarrjen e tij dhe të gjithë të pranishmit dhe punonjësit e tjerë të Policive Kufitare të Rajonit dhe të vendeve të tjera të BE-së që morën pjesë në këtë operacion, për eksperiencën që ata dhanë dhe bashkëpunimin që treguan në këtë operacion".

Ndërkohë, Drejtori i DVAF, Anton Travner e quajti shumë të rëndësishëm këtë operacion të përbashkët .
" Më shumë se 50 persona u ndaluan gjatë një operacioni të përbashkët. U shkëmbye gjithashtu përvojë mbi taktikat e observimit çka e bën këtë operacion të susksesshëm. Kakavija nuk u zgjodh spontanisht si stacion i operacionit. Kjo erdhi pasi u kryen vlerësime në kufinjtë e gjelbërt në të gjithë bregun perëndimor të Ballkanit dhe vumë re që kufiri jugor shqiptar së fundi është ekspozuar ndjeshëm. I gjithë operacioni ndihmoi në kryerjen e shumë intervistave më refugjatë por edhe me shfrytëzues të trafikut. U zbuluan të dhëna sinjifikative mbi kontakte telefonike të trafikantëve dhe kanalet kryesore të trafikut në rajon.Ne kemi shumë informacion jo vetëm mbi rrugët e paligjshme nga Greqia drejt Shqipërisë por edhe kanalet e trafikut nga Turqia deri në Gjermani. Operacioni "Drino" na dha informacion mbi strehuesit e refugjatëve dhe bashkëpunëtorët e tjerë të rrjeteve. Të gjitha të dhënat po përpunohen dhe rezultatet e këtij operacioni do të bëhen të dukshme së afërmi në të gjithë rajonin, jo vetëm në Shqipëri" ka thënë Travner.

Punonjës të policisë kufitare nga Austria , Sllovenia, Kroacia, Bosnje Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Bullgaria dhe Europol punuan së bashku me punonjës të policisë kufirare shqiptarë për të forcuar mbikqyrjen e kufirit.

 

Drino_2018_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164