INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fluksi i emigrantëve, çfarë po ndodh me euron?

Fluksi i emigrantëve, çfarë po ndodh me euron?

Publikuar më: 13:18 13-08-2019

Sezoni turistik dhe fluksi i emigrantëve në Shqipëri kanë sjellë një zhvlerësim të valutave në këmbim me lekun shqiptar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë ditën e sotme një euro është këmbyer mesatarisht me 120.82 lekë, rreth 0.32 lekë më pak se sa fundi i javës së kaluar.

Aktorët e tregut shprehet se, luhatjet në tregun valutor janë të pritshme gjatë sezonit veror, por sipas tyre, fluksi në rritje i turistëve rrit prurjet e valutës dhe reflekton forcimin e pozitave për lekun

Edhe monedhat e tjera janë treguar të dobëta ndaj lekut. Kështu, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është këmbyer me 107.8 lekë, rreth 0.31 pikë më pak. Po ashtu edhe monedhat e tjera kanë pësuar rënie, ndër të cilat më të madhen paundi britanik. Një paund është këmbyer me 130.16 lekë, rreth 0.78 pikë më pak se të premten.

Monedha e euros po zhvlerësohet edhe në tregjet ndërkombëtare përkundrejt dollarit. Aktualisht sipas Financial Times një euro po këmbehet me 1.12 dollarë, shumë pranë nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107