Dita e diel shihet si një mundësi shumë e mirë për tu shmangur nga zhurma e qytetit dhe për tiu drejtuar plazhit për të marr disa orë rreze dielli. E për shkak të kësaj fundjava karakterizohet me një trafik të rënduar në rrugët që të lidhin me bregdetin.
Radhë kilometrike janë regjistruar dhe në aksin rrugor Vlorë-Radhim.
Fluksi i lartë i pushuesve ka bllokuar rrugën nga Radhima deri në Vlorë, pasi radhët shkojnë deri në 10 km.
Qindra makina janë të bllokuara duke shkaktuar stres dhe shqetësim të pushuesit që kthehen nga Jugu.