Nëse sot keni fluturime nga Aeroporti i Rinasit drejt Italisë përgatituni për vonesa. Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi të enjten pasagjerët që do të udhëtojnë ditën e sotme (11 Janar 2019) nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, se unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali do të mbajnë një grevë 4 orëshe, nga ora 13.00 deri në 17.00.
Si pasojë e kësaj greve pritet të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë.
Autoriteti i Aviacionit Civil i bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e nesërme, që të kontaktojnë me agjencitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për tu njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.