INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fluturimet “low cost”, sa do kushtojë udhëtimi nga Tirana në Amsterdam dhe Budapest [VIDEO/FOTO]

Fluturimet “low cost”, sa do kushtojë udhëtimi nga Tirana në Amsterdam dhe Budapest [VIDEO/FOTO]

Publikuar më: 11:03 18-04-2017

Për shqiptarët që do udhëtojnë jashtë vendit tashmë bileta do të kushtoje edhe më lirë, duke nisur nga 10 Maji listës së vendeve "low cost" i është shtuar dhe Amsterdami.
Ka qenë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili dha lajmin e mirë dhe kjo falë marrëveshjes së arritur midis qeverive.
Pak ditë më parë, në aeroportin e Rinasit u ul për herë të parë dhe avioni i kompanisë “Wizz Air”, e cila do të mundësojë fluturime më të lira drejt Budapestit.
Por pavarësisht uljeve, Shqipëria ende rezulton me e shtrenjta në Rajon.
Për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Budapestit çdo javë do jenë 2 data nisjesh dhe ardhje dhe bileta do kushtojë 85 euro ndërsa bileta për në Amsterdam do kushtoj 170 euro.
Ndërsa nga Shkupi bileta drejt Budapestit kushton 29 euro dhe nga Prishtina kushton 40 euro.

 

TIRANA.PNG

amster.PNG

1111.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891