Fluturimi u anulua, pica për të gjithë. Kjo është ideja që i erdhi në mendje kapitenit amerikan të avionit 2354, i detyruar të ulej në pistë për shkak të motit të keq që po prekte Teksasin. Kështu pasagjerët, qëndruan në aeroportin e Wichita Falls duke pritur udhëzimet e reja për udhëtimin. Përveçse i porositi picat, piloti u kujdes që ti shpërndante personalisht ato te udhëtarët. Kapiteni dorëzoi 40 kuti me pica ndërsa ngjarja u filmua nga të pranishmit. Në Twitter, u shpërnda video e shpërndarjes së tyre shoqëruar me një koment ku tregohet ngjarja dhe gjesti i bukur i pilotit.
@AmericanAir The Captain of Flight 2354 bought pizza for everybody who was stuck in Wichita Falls Regional airport after a weather diversion. I don’t think I’ve seen this before. pic.twitter.com/sLmo76ckUB
— Josh Raines (@J_reigns2) September 7, 2018