INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fluturimi i dronit japonez. Publikohet video që filmoi roboti në stacion [VIDEO]

Publikuar më: 14:12 19-07-2017

Vëzhgues të hapësirës në formën e një topi po fluturojnë nëpër Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Bëhet fjalë për një robot sferik japonez që qëndron bashkë me astronautët në hapësire. Pamjet e publikuara nga NASA tregojnë se ai po fluturon rreth laboratorit të Destiny. Agjencia japoneze për zbulimin e hapësirës ajrore (JAXA) deklaroi se roboti do të ndihmojë anëtarët e ekuipazhit , por gjithashtu do të mund të përmirësojë bashkëpunimin robotik-njerëzor në ekspeditat e hapësirës së ardhshme. "Int-Ball", quhet droni, i cili po i shtohet snjë trashëgimi gjithnjë e më të madhe të "ndihmësve" robotë në hapësirë, duke përfshirë Robonaut 2 të NASA-s dhe robotin japonezë Kirobo që mund të bëjnë detyra të thjeshta hapësinore. Nëse droni punon sipas planit, ai mund të zvogëlojë ose të eliminojë kohën që astronautët kalojnë duke marrë fotografi, një aktivitet që aktualisht zë rreth 10 për qind të orëve të tyre të punës, thanë zyrtarët e JAXA. Int-Ball u nis në bordin e anijes hapësinore Dragon SpaceX në CRS-11 misionin e furnizimit më 3 qershor dhe mbërriti në stacionin hapësinor më 5 qershor. Tani është duke u testuar për të siguruar që imazhet dhe videoja e tij të regjistrojnë informacionin siç është planifikuar, nën kontroll nga Hapësira.

Article Logic
Execution time: 0.0024149417877197