INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fluturimi më i gjatë ajror së shpejti realitet. Por si do përballoj njeriu 19 orë udhëtim?

Fluturimi më i gjatë ajror së shpejti realitet. Por si do përballoj njeriu 19 orë udhëtim?

Publikuar më: 11:50 23-08-2019

Sa orë udhëtim ajror mund të përballojë njeriu pa ndërprerje? Një linjë ajrore thotë se mundet dhe 19 orë. Po kjo pritet të testohet shumë shpejtë.
Një linjë ajrore australiane ka njoftuar tre fluturime provë, me 40 persona që do udhëtojnë direkt nga Londra dhe Nju-Jorku për në Sidnej të Australisë, ku do të shihet nëse trupi i njeriut mund të përballojë 19 orë udhëtim ajror pa pushim.
Fluturimet e provës janë planfikuar të kryen përgjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor.
Një udhëtim kaq i gjatë do të mbikqyret nga një grup i madh ekspertësh mjekësorë, të cilët do të testojnë ndikimet shëndetësore dhe problematikat e mundëshme që mund të shfaqin pasagjerët apo edhe personeli i ekuipazhit.
Bjorn Fehrm, një analist i aeronautikës dhe ekonomisë ka shpjeguar për CNN se një udhëtim i tillë është mund të jetë i dobishëm se kursen kohë dhe udhëtarët nuk do të stresohen për transferimit nga një avion në një tjetër. Ky udhëtim do të jetë më i shtrenjtë dhe parashikohet që do të jenë biznesmenët ata që do fluturojnë më së shumti në linja të tilla direkte. Ai ka shtuar se edhe kuriozët mund të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë vetëm për ta provuar si eksperiencë.
Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve avionët do të hyjnë në shërbimin tregtar dhe fluturimet 19-orëshe do të bëhen të rregullta.

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211