INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fluturonte me 193 km/orë në autostradë, policia apel: Dikush të pret në shtëpi

Fluturonte me 193 km/orë në autostradë, policia apel: Dikush të pret në shtëpi

Publikuar më: 08:34 15-09-2018

Policia e Tiranës ka ndaluar një person gjatë natës, pasi po drejtonte makinën me një shpejtësi 193 km/orë në autostradë. Policia thotë se është e pa pranueshme kjo shpejtësi ‘skëterrë’. Blutë bëjnë një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve ‘Gjithmonë kujto; qarkulloni më ngadalë për të jetuar më gjatë, dikush po pret në shtëpi’. Në rrugën interurbane Tiranë- Durrës.
Policia Rrugore e Tiranës e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.
Me Radar për të parandaluar shpejtësine tej normave të lejuara.
34 vjeçari nga Tirana me 193 Km/orë. E pa pranueshme kjo shpejtësi sketerre.
Për 240 minuta kontroll me radar u konstatuan 21 raste të shpejtësi tej normave te lejuara qe varionin nga 151 km/h deri ne 193 km/h.
21 drejtues mjetesh u derguan ne OASH, por shkuan shëndoshë pranë familje, por pa patentë.
Por këta drejtues mjetesh me mbi dy herë me shumë shpejtësi se sa lejon tabela rrezikonin të shkonte patenta pa ata në familje
Radari dhe polici rrugor në këto raste
Drejtues mjetesh:
Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.
Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi.
Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet.
Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni atë.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488