INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FMN dhe BB: Përmirësoni klimën e biznesit[FOTO]

FMN dhe BB: Përmirësoni klimën e biznesit[FOTO]

Publikuar më: 15:06 15-10-2018

Një tjetër paralajmërim ka marrë Shqipëria në Mbledhjen Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të cilat u zhvilluan në Bali, Indonezi. Vendi duhet të përmirësojë klimën e të bërit biznes dhe të vazhdojë reformat për përmirësimin e ecurisë ekonomike. Kjo ka qenë këshilla e përfaqësuesve të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për guvernatorin Gent Sejko. Ata nënvizuan se ekonomia shqiptare ka vijuar të ecë në një trajektore pozitive, ndërkohë që prioritet, cilësuan edhe nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja, si dhe rritjen e efiçencës dhe zgjerimit të potencialit ekonomik.
Guvernatori Gent Sejko bëri një panoramë të ecurisë ekonomike, ndërsa theksoi se sistemi bankar është aktualisht nën një proces konsolidimi dhe siguroi përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së, se Banka e Shqipërisë, do të ushtrojë me përpikmëri dhe rreptësi rolin e saj rregullator, duke ruajtur të pacënueshëm stabilitetin financiar të vendit. Guvernatori prezantoi masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë si politika monetare lehtësuese, e shoqëruar me politikat stimuluese makroprudenciale, me qëllim përshpejtimin e aktivitetit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të japë gjithë mbështetjen e duhur, nëpërmjet vazhdimit të stimulit monetar, me synim nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe kthimin e inflacionit në objektiv. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka kontribuar në zhvillimin dhe stabilitetin makroekonomik të vendit. Ata nënvizuan se trajtimi i sfidave kryesore, është mjaft i rëndësishëm dhe mbetet një prioritet, vijimi i punës për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja, si dhe rritjen e eficiencës dhe zgjerimit të potencialit ekonomik.

Bsh.jpg

FMN1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988